Lefora Free Forum
login join
Loading
1385 views

Materiali - sem V - 2010/2011

Page 1
1–3
Anarko Primitivist - admin
29 posts

Sapo e mora ket material t'Sociologjise urbane...

Nese doni me e download (shkarku) e keni attached en ket post....


Attachment: tezat-dy ligj..doc (53.0KB)

__________________
le te krijojme nji melodi tndryshimit e trespektit,tbarazis e tsolidaritetit,tluftes e tdashnis me jehu neper korridoret e universitetit tone!
GJS n'Solidaritet
Anarko Primitivist - admin
29 posts

JA PRA EDHE TEKSTI I POSTUAR(spe duroj gjuhen zyrtare XD)


Përgatiti: Ibrahim Berisha

(Shfrytëzohet vetëm nga studentët e Sociologjisë; është e ndaluar të citohet
dhe shfrytëzohet nga kategori tjera)

Sociologjia urbane

Përkufizim: Sociologjia urbane studion strukturën, marrëdhëniet dhe mënyrën e jetës të
grupeve sociale në tërësinë e tyre, po kështu edhe qytetin në tërësi.
Përkufizim: Sociologjia urbane është një nga dispilinat e veçanta të sociologjisë, e cila
nga aspekte të ndryshme, studion qytetin si një organizim dhe organizëm i jetës në tërë
dimensionet e saj, si dhe të punës, në këtë kontekst edhe të të grupeve të ndryshme
sociale të ndërlidhura me te.
Qyteti është një strukturë komplekse materiale dhe humane.

Sociologjia e qytetit apo sociolgjia urbane studion qytetin si tip i vendbanimit dhe
ndikimin e tij në shoqëri në tërësi. Që filozofi antik Aristoteli kishte vërejtur këtë
ndikim, duke theksuar se ekziston një varshmëri ndërmjet marrëdhënieve shoqërore dhe
madhësisë së vendbanimit, qytetit (polisit). Aristoteli trajtonte qytetin-shteti (grek).

shih Leo Shtraus:Qyteti dhe njeriu«, kap I nga f. 21.

Qyteti përfshin shtetin dhe shoqërinë. Shteti nuk është njëkuptimësh me qytetin po (aty
f. 41). Qyteti shoqëri e shumanshme. Zemra e lumturisë është zbatimi vyrtytit - në qytet
(f.42). Demokracia e qytetit është karkaterizuar nga prania e skllavërisë, qytetaria ishte
një privilegj jo një e drejtë ( f.48).

Njëherësh, sociologjia urbane studion esencen shoqërore të ndërtimit dhe rregullimin e
qyteteve. Pra, qyteti duhet parë sipas sociologëve në marrëdhënie specifike shoqërore, se
vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet struktura dhe jeta në te.

Krahas sociologjisë së qytetit (urbane) është zhvilluar edhe Sociologjia e fshatit(rurale),
e cila po kështu studion marrëdhëniet specifike shoqërore, strukturën dhe jetën në fshat.

Së pari, duhet kuptuar se çfarë do të thotë vendbanimi?

Njeriu i përket domosdoshëm një vendbanimi. Vendbanimi është një strukturë
shumëfunksionale shoqërore –hapësinore, i cili krijohet për arsye të lidhjeve të
përhershme të individëve dhe grupeve për një territor të caktuar dhe njëherësh ata
krijojnë marrëdhënie në një bashkësi shoqërore lokale.

Vendbanimet janë një nga proceset më të rëndësishme të zhvillimit të qytetërimit
njerëzor. Ndryshe vendbanimet përcaktohen edhe si projekte shoqërore në hapësirë.

Vendbanimet nëkuptojnë edhe një organzim të madh të njerëzve, të punës dhe të

prodhimit, të banimit, komunikacionit dhe të vetë komunikimit dhe të marrëdhënieve
ndërmjet banorëve të një hapësire të tillë. Çdo lloj organizimi shoqëror i njerëzve është
shumë i ndikuar edhe nga hapësira, nga tipi i vendbanimit.

Vendbanime janë zhvilluar kryesisht në vende ku ka pasur mundësi më të mira për jetë:
pranë lumenjve, në udhëkryqe, ku ka pasur më shumë kushte për tregti dhe po kështu ku
janë vendosur objekte të rëndësishme shoqërore, politike dhe kultrore.

Ndërvarshmëria ndërmjet fshatit dhe qyteti është e madhe dhe mbijetesa e njërës pa
tjetrën është e paimagjinueshme.

Qyteti është një vend i populluar me dendësi shumë më të madhe se sa fshati. Në qytet
banorët e saj nuk kanë burim kreysor për jetesë bujqësinë, blegtorinë dhe pemtarinë.
Është shumë e zhvilluar ndarja shoqërore dhe teknike e punës. Në qytete janë të
koncentruara institucionet kryesore shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore. Kjo
ndikon që qytetet prore të jenë qendra të vendosjes, të kenë forcë të madhe. Marrëdhëniet
sekundare të banorëve të qytetit janë të kushtëzuara nga madhësia e tyre. Madje në
qytetet moderne njeriu konsiderohet i tëhuajsuar, pa njohje dhe marrëdhënie madje edhe
me më të afërmit që mund t'i ketë në një hyrje banese. Funksionet e qytetit përmblidhen
në këta faktorë: banim, arsim, kulturë; shëndetësi, siguri, komunikime, administratë,
prodhim, furnizim, solidaritet.

Sociologjia urbane

Mëndimtarët e parë më të shquar që u morën me zhvillimin e sociologjisë së qytetit ishin:
Platoni, Aristoteli, Iben Hallduni, sociologët utopistë etj. Tezat themelore të zhvillimit të
qytetit u orientuan ne zhvillimin teorik të faktorëve:
ekologjikë,
historikë,
institucinalë,
socio-gjeografikë,
shoqëror-morfologjikë etj.
Studimi i dukurive të jetës në qytet, është i lidhur me tërësinë e jetës që merr qyteti, dhe
çdo studim duhet të lidhet me organizimin, funksionimin dhe dinamikën kolketive.

Anri Le Fever, ka insistuar se sociologjia e qytetit duhet të shikohet në totalitet;
1 . Qyteti është tërësia,
2 . Kjo tërësi ndahet në disa entitete funksionale, morfologjike dhe demografike,
3 . Qyteti projektohet në hapsirën e shoqërore, ai përfshin edhe faktorët ekonomikë,
socialë, kulturorë, etikë, vlerat etj.

Qasja socio-hapsinore

Është shumë e rëndësishme për sociologjinë urbane raporti ndërmjet shoqërisë dhe
hapësirës, në të cilin mbështetet qasaj socio-hapsinore.

-Hapësira e qyteti kryesisht përbëhet nga rrethina e ndërtuar;

-Hapësira e qytetit është pjesë e një tërësie në të cilin veprojnë vendimet ekonomike dhe
politike, në një shkallë metropolitane, nacionale dhe ndërkombëtare;
-Hapësirat e qytetit është e ndërlidhur me simbole të shumta kulturore-simbole dhe
objekte materiale, në një ambient artificial;

Grupet e ndryshme sociale në qyetet kanë më pak apo më shumë ndikim në pamjen dhe
strukturën e hapësirës së qytetit;
Hapësira dhe shoqëria janë të lidhura; hapësira mund të ndikojë në sjellje, por njëherësh
bazuar në dëshirat dhe veprimet specifike të individëve dhe grupeve, krijohen forma të
veçanta të hapësirës (parqe, sheshe, lagje etj.)

Sociologjia e vendbanimit është disiplinë shkencore sociologjike që studion shoqërinë
dhe vendbanimin; është në të vërtetë fjala për një hapësirë dhe një mjedis social si pjesë
e tërësisë globale shoqërore dhe të një sistemi të caktuar shoqëror, në të cilin veprojnë në
një mënyrë komplekse dhe të ndërlidhura proceset dhe marrëdhëniet sociale.

Sociologjisë dhe vendbanimi

Lënda e sociologjisë së vendbanimit janë studimi i vendbanimeve njerëzore si tërësi dhe
zhvillimi i tyre, përkatësisht studimi i elementeve socialë, dukurive dhe fenomeneve
sociale, proceseve dhe marrëdhënieve që zhvillohen në një hapësirë më të ngushtë apo
më të gjerë; të shoqërisë në tërës.

Ndarja e sociologjisë së vendbanimit

Ndahet në dy fusha kryesore:
1. Sociologjia rurale
2.Sociologjia urbane
Mund të gjenden pikëpamje sipas të cilave këto disiplina janë plotësisht të ndara.
Janë zhvilluar edhe disiplina tjera që studiojnë aspekte të veçanta të shoqërisë në
vendbanime si soc.e bashkësisë, e komunës etj.
Në kohë të fundit, një përkushtim është edhe për studimin e ndërthurjes mes qytetit dhe
fshatit, përkatësisht studimi i rurales në qytet dhe i urbanes në fshat.

Raporti i Sociologjisë urbane me shkencat tjera.

Sociologjia e vendbanimit është shumë e lidhur me shkencat tjera që lidhen me jetën
komplekse të njeriut dhe të grupit në një hapësirë të caktuar.
Po kështue dhe disiplinat tjera marrin rezultetet e soci. së vendbanimit se ato ndihmojnë
për të arritur deri te rezultetet më të qëndrueshme.

Sociologjia e përgjithshme- sociologjia e vendbanimit shfrytëzon të gjitha të arriturat e
sociologjisë së përgjithshme. Ajo shfrytëzon të gjitha metodat sociologjike.
Gjeografia- faktorët gjeografikë që ndikojnë në jetën shoqërore dhe të vendbanimit.
Përcaktimi i konceptit mjedis është shumë i rëndësishëm.
Ekologjia- studimi i faktorëve ekologjikë. Dallojnë ekologjia njerëzore dhe natyrore.
Njerëzore - varmëria ndërmjet institucioneve njerëzore dhe mjedisit.

Në soc. e vendbanimit veçmas studiohet ndikimi i hapësirës dhe natyrës në njeriun, si dhe
ndikimi i njeriut në natyrë.

Disiplina e afërta:

Gjeografia urbane - studion strukturën, shtrirjen, shkaqet e paraqitjes dhe të zhvillimit të
qyteteve në situatë gjeografike (klimatike, fizike etj) dhe të vendosjes topografike
Ekonomia urbane- ekonomia e qytetit dhe ajo rajonale, taksat etj.
Ekologjia urbane- shoqëria dhe ambienti në qytet

Zhvillimi dhe karakteristikat e sociologjisë së vendbanimit

Problemet sociologjike janë studiuar shumë herët, që në antikë dhe në këtë kontekst edhe
problemet e njeriut në raport me vendbanimin.
Ka shumë dokumenta dhe shkrime që bëjnë fjalë për këtë.
Vetëm në shek,.XX me zhvllimin e hovshëm industrial u krijua sociologjia e
vendbabimeve si disiplinë e veçantë sociologjike.
Por duhet pasur parasysh se aspekte shkencore të sociologjisë së vendbanimit u zhvilluan
në kuadër të shkencave tjera si soc. e politikës, soc. e punës etj. që kanë trajtime të
posaqme në fushat përkatëse.

Koncepti vendbanim

Ka shumë përkufizime për vendbanimin.
Kryesisht këto përkufizime merren me karaktersitika të veçanta të vendbanimeve.
Banimi po kështu është një nocion që ndeshet dhe ka të bëjë me të banuari (mënyrën,
stilin, cilësinë e animit etj.)t.
Dy janë tiparet e vendbanimit

1. Teorike- njerëzit që përbëjnë vendbabimin duhet të jetojnë në një territor të caktuar
2. Proceset shoqërore- pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë dhe zhvillohen, dhe ky
zhvillim është i lidhur me vendbanimet e ndryshme-madhësia e fshatit, qytetit, tipi me
çka merren njerëzit në te etj.

Karakteristikat për të definuar dallimet ndërmjet fshatit dhe qytetit

Kriteri historik- mbështetet në përcaktimin nocionit qytet, kështjellë. Njerëzit që kanë
banu në këtë qytete-kështjella kane bërë jetë të ndryshme nga ata në fshatra.
Kriteri i drejtësisë-juridike- një vendbanim mendohet se është qytet vetëm nëse për
këtë ka një vendim juridik valid.
Kriteri statistiko-demografik- paraqet numrin e banorëve si element qenësor të dallimit
ndërmjet fshatit dhe qytetit
Krieri arkitektonik- mbështet në kriterin e ndërtimit të qytetit dhe të vendbanimeve në
trërësi. Nëse ka ark. urbanistike dhe shërbime komunale të organizuara-është qytet.

Kriteret sociologjike për të definuar dallimin mes fshatit dhe qytetit

Ferdinand Tenis i ndanë shoqëritë ne dy forma themelore:
Bashkësia,
Fshati dhe familja
Shoqëria (qyteti dhe shoqëria aksionare)

Tiparet kryesore të bashkësisë janë solidariteti i natyrshëm, prona e përbashkët, vullneti i
përbashkët, kolektivizimi, tradita, zakonet, besimi etj.
Ndërsa tiparet e shoqërisë janë: solidariteti me marrëveshje, prona private,
individualizmi, interesi personal dhe opinioni publik.
Verner Zorvart është marë me kontekstin social të vendbanimit. Ai thekson se në qytet
për shkak të shtrirjes së tij, njërzit nuk njihen mes veti dhe kanë shumë rrallë raporte
sociale. Por nga sociologët amerikanë kjo nuk është pranuar, pasi vlerësohet se vlerat
tradiocionale të fshatit dhe qytetit janë të përafërta.
Piter Sorkini, vlerëson disa dallime të fshatit dhe qyteti si:
profesionet e banorëve, organizimi i hapsirës, madhësia e bashkësisë, dendësia e
banorëve, homogjeniteti i banorëve dhe ndërveprimi social i tyre.

Lindja dhe zhvillimi i vendbanimeve

Në zhvillimin e vendbanimeve vlerësohet se kanë luajtur rol 4 ngjarje;

1 . Revulocioni agrokultural, që mundëson lënien e mënyrës së jetës në pjesë
shumë të vogla prone. Me këtë revulucion u mundësua të krijohen vendbanime të
mëdha dhe janë të njohura që para 20 mijë vjetëve, ato në Egjipt dhe Mesopotami
të jugut.

2 . Revulucioni urban, është epoka e formimit të qyteteve në Anadoll para 7000
vjetëve.

3 . Revulucioni industrial, që lidhet me tipin e qyteteve industriale. Paraqitja e
revulucionit industruial bëri të mundur koncentrimin e fuqisë punëtore në qytete.
Kështu qyteti fillojë të mërë funksione edhe të vendbanimit edhe të prodhimit.

Tipologjia e vendbanimeve

Ndarja themelorë është; fshati dhe qyteti

Në kohët e lashta, kishte pak veprimtari siq ishin; punimi i tokës, tregtia, profesionet
ushtarake, kështu që vendbanimet kishin edhe funksione fare të reduktuara. Me ndarjen
e punës dhe profesioneve, shtohen edhe funksionet e vendbanimeve. Varësisht, nëse
banorët merren me bujqësi, atëherë është fjala për fshat.

Për të dalluar vendbanimit luajnë rol edhe disa faktorë të tjerë siç janë;
faktorët natyrorë, shkalla e zhvillimit kultural dhe të trashëgimisë si dhe karakteri
etnografik.
Faktorët dallues janë:

1 . Ekologjik- fashti është i shtrirë në një hapësirë natyrore, ndërsa qyteti në një
hapësirë artificiale, dhe teknike.
2 . Demografik- numri i banorëve, mosha dhe struktura e banorëve.
3 . Ekonomik- fshat punimi i tokëësl qytet- zejtaria dhe përpunimi i resurseve
4 . Sociologjik ka tre nivele; institucionel, grupor dhe individual.

Studimi i qytetit

Funksionet ekonomike\ funksionet politike/Ëeber)
Dihotomija: Shoqëria –bashkësia (Simmel)
Si modele të veçanta hapësinore në të cila shvillohet fenomene të ndryshme dhe proces
(lëvizje ekoklogjike fjala vjen etj.)
Si subjekt i veçantë shoqëror
Si formë e veprimit interaktiv shoqëror

Qyteti

Vresk e përkufizon qytetin si një fenomen kompleks shoqëror i cili në hapsirë dhe kohë
manfieston forma dhe funksione të ndryshme.

Ëirth Qyteti është një fenomen i veçantë kultror me sistemin e posaqëm të vlerave, me
forma të veçanta të sjelljes së nejrzve që kakrakterizohen me specificitete dhe dallojnë
edhe në formë urbanen prej rurales.

Qyteti- Qyteti është vendbanim i madh , i populluar, me shtëpi e ndërtesa të dendura,
në një numër të madh, në të cilkin banorët nuk njihen mes vete sikur që ngjet në
vendbanimet e vogla.
Shumica e popullsisë jeton prej vepriamtarive-shërbime, zejtari, tregti etj..

__________________
le te krijojme nji melodi tndryshimit e trespektit,tbarazis e tsolidaritetit,tluftes e tdashnis me jehu neper korridoret e universitetit tone!
GJS n'Solidaritet
Anarko Primitivist - admin
29 posts

Kjo osht material shtese... (nuk kam ma shum info...)

Attachment: liurbane2.doc (128.0KB)

__________________
le te krijojme nji melodi tndryshimit e trespektit,tbarazis e tsolidaritetit,tluftes e tdashnis me jehu neper korridoret e universitetit tone!
GJS n'Solidaritet
Page 1
1–3

Locked Topic


You must be a member to post in this forum

Join Now!